LAJME

Lajm

Bullgaria do të blejë kapacitete për kundërveprim ndaj sistemeve pa pilot

Mërkurë, 7 Tetor 2026, 14:02

Bullgaria do të blejë kapacitete për kundërveprim ndaj sistemeve pa pilot

FOTO: armymedia.bg

Madhësia e shkronjave

Qeveria po punon për sigurimin e kapaciteteve për kundërveprim ndaj sistemeve pa pilot në hapësirën ajrore dhe detare, njoftoi kryeministri Rumen Radev para fillimit të mbledhjes së qeverisë, duke sqaruar se procesi do të kërkojë kohë, informacion të besueshëm dhe mjete të konsiderueshme financiare. Ai e bëri këtë deklaratë vetëm pak orë përpara mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, të thirrur nga presidenti për shkak të sulmeve me dronë ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. 

Rumen Radev kujtoi edhe pjesëmarrjen e Bullgarisë në nismën për mburojën ajrore evropiane. Sipas tij, deri tani është nënshkruar kontrata për një sistem raketor kundërajror IRIS-T, ndërsa qeveria sot miraton një projekt-shpenzim investimi për blerjen e edhe pesë sistemeve të tilla, me qëllim garantimin e mbrojtjes së territorit të vendit dhe kontributit të Bullgarisë në kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të NATO-s. Kontrata pritet të nënshkruhet brenda një jave. 

Qeveria do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës, tha kryeministri. “Hedhja e parave në këtë luftë dhe riarmatimi i pafund janë shumë më të kushtueshme sesa përpjekjet diplomatike dhe gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore”, theksoi ai.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:



Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva