Lajm
Pas sulmeve me dronë në Detin e Zi: Marta Kos shpreh solidaritet me Bullgarinë
Enjte 8 Tetor 2026 17:11
Enjte, 8 Tetor 2026, 17:11
Marta Kos
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në një konferencë për shtyp në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore për Korridorin №8 në Sofje, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, shprehu solidaritet me Bullgarinë pas sulmeve me dronë ndaj anijeve tregtare në ujërat bullgare të Detit të Zi. “Jemi të tronditur nga sulmet me dronë ndaj anijeve në ujërat bullgare. Këto sulme janë të papranueshme, përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe janë një kujtesë e qartë e kërcënimeve ndaj sigurisë me të cilat përballet Evropa”, tha Kos. Sipas saj, sulme të tilla rrezikojnë edhe sigurinë ushqimore të miliona njerëzve në mbarë botën, raportoi BTA.
Më 6 tetor, dy anije tregtare u sulmuan me dronë ajrorë dhe detarë në zonën ekonomike ekskluzive të Bullgarisë në Detin e Zi, rreth 70 milje detare në lindje të Bjalës.
Anija “Alfa Watan”, që lundronte nën flamurin e Togos, u fundos dhe anëtarët e ekuipazhit të saj nuk u gjetën gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.
Anija e dytë, “Abel”, që lundronte nën flamurin e Palaut, u dëmtua dhe në bord shpërtheu zjarr. Të 18 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa dy marinarë të plagosur u dërguan për trajtim mjekësor në Varna.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Një anije e goditur nga droni, pa ekuipazh, po lëviz në ujërat pranë Shablës
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Redaktoi: Mglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova