Lajm
Nuk janë gjetur mbetje droni në anijen e fundosur në Detin e Zi
Premte 9 Tetor 2026 16:28
Premte, 9 Tetor 2026, 16:28
Ministri Dimitër Stojanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë inspektimit të anijes së fundosur në Detin e Zi nuk janë gjetur pjesë droni që mund të ndihmojnë në përcaktimin e origjinës së sulmit. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në një konferencë për shtyp në Bazën Detare Ushtarake “Çajka” në qytetin e Varnës, njoftoi korrespondentja jonë Daniella Stojanova.
Ministri theksoi se lidhur me origjinën e dronit nuk duhen bërë supozime pa prova dhe vuri në dukje se si pala ukrainase, ashtu edhe ajo ruse mohojnë përfshirjen në sulm.
Stojanov bëri të ditur se anija “Able” është djegur rëndë si pasojë e zjarrit, ndërsa sektori i makinerive është përmbytur, por anija ende nuk është fundosur plotësisht.
Po ashtu, Stojanov deklaroi se nuk ka pasur takim me shefin e kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Kirillo Budanov. “Me sa di unë, një takim të tillë e ka zhvilluar vetëm kryeministri”, tha ai.
- Këshilli i Ministrave: Kirillo Budanov ka qenë në Sofje me kërkesën e tij
- Kryeministri e cilësoi të papranueshëm sulmin me dronë ndaj anijeve
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Më 6 tetor 2026, dy anije tregtare u sulmuan me dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi. Njëra prej tyre, “ALFA WATAN”, u fundos, ndërsa fati i ekuipazhit të saj prej 12 vetash mbetet i panjohur. Gjatë inspektimit të anijes së mbytur u konstatua se ngarkesa e saj ishte grurë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva