Lajm
Siria kërkon hetim të pavarur për anijen e fundosur në Detin e Zi
Premte 9 Tetor 2026 18:04
Premte, 9 Tetor 2026, 18:04
FOTO: vesselfinder.com
Madhësia e shkronjave
Siria i bëri thirrje Organizatës Ndërkombëtare Detare dhe autoriteteve bullgare të zhvillojnë një hetim të pavarur mbi fundosjen e anijes së mallrave “ALFA WATAN” në Detin e Zi. Këtë e njofton agjencia Reuters, duke cituar Agjencinë Shtetërore Siriane të Lajmeve, transmeton BNR Horizont.
Ekuipazhi i anijes, i përbërë nga 10 persona, prej të cilëve 9 shtetas sirianë, rezulton ende i zhdukur. Anija u sulmua në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi gjatë natës së të martës dhe u fundos. Autoritetet kanë ndërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Hetimi duhet të shqyrtojë arsyet pse operacionet e kërkimit dhe shpëtimit u pezulluan përpara se të sqarohej fati i ekuipazhit të zhdukur, deklaroi Mazen Alush, drejtor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Administratën e Përgjithshme Siriane të Porteve dhe Doganave.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Ndërpritet kërkimi për të mbijetuarit e anijes së mbytur pranë Bjalës
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva