LAJME

Lajm

Iva Mihajllova mbërriti në Sofje për t’u trajtuar

Hënë, 12 Tetor 2026, 11:11

Iva Mihajllova mbërriti në Sofje për t’u trajtuar

FOTO: BTA / arkiv

Madhësia e shkronjave

Iva Mihajllova ndodhet tashmë në Bullgari, pas negociatave të suksesshme me Maqedoninë e Veriut për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Bullgari. “E kaluam kufirin bashkë me avokatin tim. Gjendja ime shëndetësore u përkeqësua, ai më mori dhe u kthyem në Bullgari pa asnjë problem. Në kufi tregova fillimisht kartën time të identitetit maqedonas, pastaj, në kufirin tonë, tregova atë bullgare”, tha ajo për televizionin bTV.

Mihajllova, e cila ka shtetësi bullgare dhe maqedonase, po përballet me një proces gjyqësor në Maqedoninë e Veriut për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur më 7 tetor 2025, në rrugën Koçan–Shtip. Në aksident humbi jetën një person, ndërsa disa të tjerë, mes tyre edhe vetë Mihajllova, u plagosën.

Sipas akuzës, ajo po drejtonte automjetin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar dhe kishte kaluar në korsinë e drejtimit të kundërt. Mbrojtja e saj i kundërshton këto pretendime, duke iu referuar ekspertizave. Pas aksidentit, të resë iu vendos ndalimi për të dalë nga vendi, gjë që e pengoi të merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor në Bullgari. Iva Mihajllova shpjegoi se procesi gjyqësor do të vazhdojë edhe në praninë e saj, edhe në mungesë të saj.

“Në Bullgari ndihem e sigurt. Në Maqedoninë e Veriut jam përndjekur për shkak të prejardhjes sime bullgare dhe kjo ishte një nga arsyet pse më akuzuan”, u shpreh ajo.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova