Hënë 12 Tetor 2026 14:38
Hënë, 12 Tetor 2026, 14:38
Ministri Dimitër Stojanov
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Bullgaria po forcon zbulimin dhe mbikëqyrjen në Detin e Zi, si edhe shkëmbimin e informacionit me aleatët e NATO-s për shkak të rreziqeve që burojnë nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimeve hibride në rritje. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, në një konferencë ndërkombëtare në Sofje me temën "Deti i Zi dhe Evropa Lindore: çelësi i sigurisë së Evropës", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Në kontekstin e sulmeve me dron ndaj dy anijeve në zonën ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, është rritur koordinimi ndërinstitucional dhe gatishmëria e Forcave të Armatosura për të reaguar ndaj incidenteve të reja. Janë vendosur gjithashtu masa shtesë për mbrojtjen e formacioneve ushtarake dhe objekteve të infrastrukturës kritike.
Sipas Stojanovit, siguria e Detit të Zi ka
rëndësi strategjike për gjithë Evropën.
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Lidhur me anijen e mbytur pas një sulmi me dron në Detin e Zi, Stojanovi tha se për momentin nuk janë planifikuar operacione të reja për inspektimin e saj. Bullgaria do t'i kërkojë NATO-s të ndihmojë në mbrojtjen e Detit të Zi me mjete radiolokacioni.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Sofja kërkon moratorium për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi
- Kryeministri e cilësoi të papranueshëm sulmin me dronë ndaj anijeve
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva