Në Ditën e Shën Petkës, Trojani feston ditën e qytetit

Mërkurë, 14 Tetor 2026, 04:14

Në Ditën e Shën Petkës, Trojani feston ditën e qytetit

FOTO: visit.troyan.bg

Madhësia e shkronjave

Më 14 tetor, ditën kur nderon mbrojtësen e tij qiellore, Shën Petkën, qyteti i Trojanit do të shënojë festën e vet me një program të pasur artistik. 

Në mëngjes do të mbahet një liturgji solemne pontifikale në kishën “Shën Parashqevi Petka”, pas së cilës vizitorët do të mund të shohin në ndërtesën e konakut një ekspozitë fotografike kushtuar qytetit të vendosur në rrëzë të malit Stara Pllanina, me materiale nga arkivi i Stefan Balevskit. 

Në orën 11:00, në sheshin “Vëzrazhdane”, do të zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit të Trojanit, ndërsa Këshilli Bashkiak do të mbajë një seancë festive, gjatë së cilës do të ndahen shenja nderi dhe mirënjohjeje për qytetarët më të shquar të qytetit.

Në Ditën e Shën Petkës, Trojani feston ditën e qytetit

FOTO: visit.troyan.bg

Çmimet do t’i marrin qytetarët e rinj të nderit të Trojanit, medalistja olimpike Llora Hristova dhe bashkëgaruesja e saj në ekipin kombëtar të biatlonit Milena Todorova, si dhe piktori Vlladimir Kirov. 

Pjesë e programit festiv është edhe Salloni i Vjeshtës në galerinë “Serjakova Kështa”, ku do të prezantohen veprat më të reja të anëtarëve të Shoqatës së Piktorëve të Trojanit. Festimet do të përfundojnë me një koncert në ajër të hapur të treshes “Déjà vu”.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva