Lajm
KNSB-ja proteston kundër pagës minimale të propozuar për vitin e ardhshëm
Enjte 15 Tetor 2026 18:24
Enjte, 15 Tetor 2026, 18:24
Pllamen Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB), sindikata më e madhe në vend, njoftoi për një protestë me autokolonë më 16 tetor, në orën 12:00. Protesta do të nisë para Kuvendit Popullor, në shenjë kundërshtimi ndaj propozimit të qeverisë për një pagë minimale prej 660 eurosh për vitin e ardhshëm.
Kryetari i KNSB-së, Pllamen Dimitrov, bëri të ditur se gjatë bisedimeve me ministrin e financave, Gëllëb Donev, sindikata shprehu qëndrimin se paga minimale për vitin 2027 duhet të jetë 690 euro, aq sa parashikonte mekanizmi i mëparshëm i përcaktuar në Kodin e Punës. KNSB-ja nuk e miraton as rritjen e parashikuar prej 5% të pagave në sektorin publik dhe as rritjen prej 7,5% për personelin arsimor. Sipas Pllamen Dimitrovit, në kushtet e inflacionit aktual, një rritje e tillë e pagave nuk do të pritej mirë nga punonjësit. Për këtë arsye, sindikata do të këmbëngulë që pagat në sektorin publik të rriten me 10%.
Edhe opozita kritikoi propozimin e qeverisë për nivelin e pagës minimale. Ndërkohë, kryeministri Rumen Radev deklaroi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, pasi po zhvillohen diskutimet e fundit për buxhetin. Ai shprehu shpresën se do të arrihet një zgjidhje e ekuilibruar, “sepse interesat e punëdhënësve dhe të sindikatave përplasen gjithmonë në këtë çështje”.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Pagat në administratë rriten me 5%, pensionet me 8% vitin e ardhshëm
- Propozohet rritja e pagës minimale mujore me 6,4% në 660 euro
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova