DARA dhe “Bangaranga” hyjnë në garën për çmimet “Grammy 2027”

Premte, 16 Tetor 2026, 16:50

DARA dhe “Bangaranga” hyjnë në garën për çmimet “Grammy 2027”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja bullgare DARA vazhdon ngjitjen e saj ndërkombëtare pas fitores në Eurovision 2026. Kënga e saj “Bangaranga” është paraqitur për shqyrtim në katër kategori të çmimeve “Grammy 2027”: “Regjistrimi i Vitit”, “Kënga e Vitit”, “Interpretimi më i Mirë Solo Pop” dhe “Artisti i Ri më i Mirë”, njofton “The Grammy Guru”, cituar nga BGNES.

Kjo është faza e parë drejt një nominimi të mundshëm për çmimet, por vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur pasi Akademia Amerikane e Regjistrimit të shpallë listën zyrtare të kandidatëve.

Fitorja e DARA-s në konkursin evropian të këngës vendosi rekord për diferencën më të madhe në pikë mes fituesit dhe këngës së renditur në vendin e dytë në historinë e garës. Pas triumfit në Eurovision, “Bangaranga” arriti vendin e 90-të në klasifikimin Billboard Global 200, i cili mat shitjet dhe aktivitetin e dëgjimeve në platformat streaming në më shumë se 200 tregje në mbarë botën, dhe tejkaloi 60 milionë dëgjime në Spotify.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva