Lajm
Patriarku Ekumenik Bartolomeu mbërrin për kremtimet kushtuar Shën Joan Rillskit
Shtunë 17 Tetor 2026 04:08
Shtunë, 17 Tetor 2026, 04:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Patriarku Ekumenik Bartolomeu mbërrin sot në Bullgari me rastin e kremtimeve të 1150-vjetorit të lindjes dhe 1080-vjetorit të fjetjes në amshim të Shën Joan Rillskit Mrekullibërës, mbrojtësit dhe përkrahësit qiellor të popullit bullgar, njoftoi Patriarkana Bullgare.
Bartolomeu do të pritet në Pallatin Sinodal nga patriarku Daniil dhe mitropolitët e Sinodit të Shenjtë. Më vonë, të dy patriarkët do të hapin ekspozitën monumentale “Mali i Shenjtë në Sofje” të artistit grek Eftimij Varlamis në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ekspozita paraqet arkitekturën e manastireve të Malit Athos dhe jetën e murgjve, duke përcjellë një mesazh paqeje, harmonie dhe një mënyre tjetër jetese.
Një nga idetë kryesore të projektit është t’u japë mundësi grave, të cilave nuk u lejohet të vizitojnë Malin Athos, të prekin atmosferën e tij përmes artit.
Të dielën, në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, do të organizohet ceremonia e pritjes së Patriarkut Ekumenik dhe do të kremtohet një Liturgji Hyjnore solemne hierarkike. Po atë ditë do të shërbehet edhe një trisagjion, lutje e shkurtër për të ndjerët, pranë varrit të patriarkut të ndjerë bullgar Neofit.
Liturgjia e fundit e përbashkët patriarkale është planifikuar për të hënën në Manastirin e Shenjtë të Rillës.
- 1080-vjetori i Fjetjes së Shën Joan Rillskit
- Legjenda popullore për Shën Ivan Rillskin
- BNB-ja hedh në qarkullim monedhë ari kushtuar Shën Ivan Rillskit
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva