Prof. Bettany Hughes do të realizojë një film për carin bullgar Samuill

Martë, 20 Tetor 2026, 10:44

Prof. Bettany Hughes do të realizojë një film për carin bullgar Samuill

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev dhe shkrimtarja e historiane britanike, prof. Bettany Hughes, diskutuan për promovimin e trashëgimisë historike bullgare përmes filmave të rinj dokumentarë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Në takim, që u zhvillua në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, mori pjesë edhe ministri i turizmit, Iljin Dimitrov.

Bullgaria ka ende shumë vende dhe figura historike interesante që meritojnë të njihen në mbarë botën, në mënyrë që publiku ndërkombëtar të mësojë më shumë për rolin e rëndësishëm të vendit në zhvillimin e qytetërimit evropian, theksoi Radev, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Prof. Bettany Hughes realizoi filmat dokumentarë me karakter historik „Thesaret e Bullgarisë“, në dy pjesë, dhe „Bullgaria: Toka e trëndafilave“. Filmat u transmetuan në kanale televizive tematike, që ndiqen në mbarë botën. Gjatë vizitës në Sofje, Hughes prezantoi librin e saj „Shtatë mrekullitë e botës antike“, si dhe filmin „Bullgaria: Toka e trëndafilave“.

Ministri i turizmit, Iljin Dimitrov, bëri të ditur se historiania britanike do të realizojë gjithashtu një film kushtuar carit bullgar Samill.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova