LAJME

Lajm

Një sistem i tretë pa pilot i bashkohet monitorimit të Detit të Zi

Mërkurë, 21 Tetor 2026, 15:56

Një sistem i tretë pa pilot i bashkohet monitorimit të Detit të Zi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tashmë janë kryer fluturime me një sistem të tretë pa pilot për monitorimin e ujërave territoriale bullgare në Detin e Zi dhe deri në fund të javës ai do të dislokohet në rajon, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov.

Më herët u bë e ditur se në monitorimin e shtuar janë përfshirë edhe sisteme të Komandës së Operacioneve Speciale dhe të Forcave Tokësore. Ministri Stojanov nuk bëri të ditur se kujt i përket sistemi i tretë, njoftoi korrespondenti ynë Dobromir Videv.

"Se kush do ta operojë nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që ai do të operohet nga Forcat e Armatosura Bullgare. Tashmë kemi një avion zbulues. Do të shihni një aktivizim shumë më të madh të aviacionit bullgar përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Sigurisht, ne do të veprojmë brenda ujërave territoriale. Kjo nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët bullgarë", theksoi Stojanov.

Monitorimi i shtuar i hapësirës detare bullgare në Detin e Zi po ndërmerret në sfondin e sulmeve me dronë ndaj mjeteve lundruese në rajon.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva