Lajm
PE është i shqetësuar nga reagimi i Sofjes ndaj kërcënimit rus
Mërkurë 21 Tetor 2026 18:12
Mërkurë, 21 Tetor 2026, 18:12
Parlamenti Evropian
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
Parlamenti Evropian shpreh
shqetësim serioz për reagimin e paqartë dhe të dykuptimtë të autoriteteve
bullgare ndaj kërcënimit në përshkallëzim nga Rusia në Detin e Zi. Kjo thuhet
në një projekt-rezolutë që pritet të votohet nesër, 22 tetor, gjatë sesionit
plenar në Strasburg, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel, Angelina Piskova.
Eurodeputetët kritikojnë
hapur përgjigjen e dobët diplomatike të Sofjes ndaj Moskës dhe kërkojnë veprime
urgjente nga kryeministri Rumen Radev, në përputhje me solidaritetin aleat.
Ndër nismëtarët e projektit
janë 7 nga gjithsej 17 eurodeputetë bullgarë. Këta janë të gjashtë
përfaqësuesit bullgarë të Partisë Popullore Evropiane dhe Ilhan Kyçyku nga
grupi i liberalëve.
Eurodeputetët rikujtojnë se në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë janë kryer sulme me dronë ndaj anijeve tregtare, të cilat çuan në fundosjen e anijeve Alfa Watan dhe HS Dignity, si dhe në incidente të rënda me anijet Able dhe Chelsea 3, ekuipazhet e të cilave u evakuuan dhe morën trajtim mjekësor në Varna.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Dy anije të tjera tregtare u goditën pranë ujërave territoriale bullgare
- Këshilli i Sigurisë i Bullgarisë dënoi sulmet në Detin e Zi
- Dronë goditën dy anije mallrash 80 milje detare nga bregu bullgar
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva