LAJME

Lajm

Arrestohen të kërkuarit për zjarrvënien e antenave të "Starlink"

Hënë, 26 Tetor 2026, 17:37

Arrestohen të kërkuarit për zjarrvënien e antenave të "Starlink"

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Dy burrat e kërkuar për zjarrvënien e antenave të "Starlink" pranë Sofjes janë arrestuar në qytetin gjerman Duisburg, mësoi BNR. Zjarrvënia ndodhi më 9 tetor.

Urdhër-arrestet evropiane për të dyshuarit janë dorëzuar autoriteteve gjermane nga homologët e tyre bullgarë dhe pritet që ata të ekstradohen në Bullgari.

Informacioni është i reporterit Nikollaj Hristov.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva