Lajm
Niveli i Danubit mbetet kritikisht i ulët
Centrali Bërthamor “Kozlloduj” vazhdon punën
Martë 27 Tetor 2026 08:58
Martë, 27 Tetor 2026, 08:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Thatësira e verës ka bërë që niveli i lumit Danub të mbetet kritikisht i ulët. Për të garantuar funksionimin e pandërprerë të Centralit Bërthamor “Kozlloduj”, Ministria e Energjisë në Bullgari po shqyrton zgjidhje teknike që do të mundësojnë vijimin e punës edhe në këto kushte.
Gjatë Forumit Ekonomik të Sofjes, ministrja e energjisë, Iva Petrova, bëri të ditur se po punohet për pesë zgjidhje të mundshme teknike. Aktualisht, po përfundohen fazat paraprake të projektimit, ndërsa më pas do të vlerësohen kostot dhe përfitimet e secilës prej tyre. Petrova theksoi se energjia bërthamore mbetet një zgjedhje e padiskutueshme për zhvillimin e sektorit energjetik të Bullgarisë. Ajo nënvizoi gjithashtu se garantimi i funksionimit të sigurt të kapaciteteve ekzistuese është përparësi absolute.
Paralelisht, vijon edhe projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja në territorin e centralit, në përputhje me një plan të përditësuar të zbatimit, raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova