Për shkak të nivelit të ulët të Danubit, ulet fuqia e reaktorëve në Kozlloduj

Mërkurë, 7 Tetor 2026, 09:47

Për shkak të nivelit të ulët të Danubit, ulet fuqia e reaktorëve në Kozlloduj

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Centrali bërthamor “Kozlloduj” uli sërish fuqinë e prodhimit për shkak të rënies së vazhdueshme të nivelit të ujit të lumit Danub. Për herë të parë, kjo masë parandaluese po zbatohet edhe për njësinë e 6-të. Masa hyri në fuqi më 6 tetor dhe fuqia e të dyja njësive do të ulet me rreth 90 megavat secila, njoftuan Ministria e Energjisë dhe centrali bërthamor.

Më 21 gusht, fuqia e njësisë së 5-të u ul me rreth 120 megavat. Ky ishte rasti i parë në historinë 52-vjeçare të funksionimit të centralit kur fuqia e njërit prej reaktorëve u reduktua për shkak të kushteve ekstreme hidrologjike. Më 31 gusht nisi rritja graduale e fuqisë së njësisë së 5-të, por më 14 shtator ajo u ul sërish, këtë herë me rreth 60 megavat, për shkak të rënies së mëtejshme të nivelit të lumit.

Në atë kohë, njësia e 6-të vazhdonte të funksiononte sipas planit të parashikuar për prodhimin e energjisë elektrike, raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova