Lajm
Zgjedhjet presidenciale 2026 - balotazhi
Mbi 56% e bullgarëve që votuan jashtë vendit mbështetën Andrej Gjurovin
Hënë 2 Nëntor 2026 16:04
Hënë, 2 Nëntor 2026, 16:04
Çifti Andrej Gjurov - Georgi Kandev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Çifti kandidat për president dhe nënpresident Andrej Gjurov - Georgi Kandev fitoi 56,36% të votave të bullgarëve jashtë vendit, ndërsa çifti Ilijana Jotova - Kirill Vëllçev fitoi besimin e 41,43% të votuesve. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas përpunimit të 100% të procesverbaleve nga qendrat e votimit jashtë vendit.
Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev u mbështetën nga 60 413 votues, ndërsa për Ilijana Jotova dhe Kirill Vëllçev votuan 44 413 zgjedhës.
Opsionin “Nuk mbështes askënd” e zgjodhën 2,2% e votuesve jashtë vendit, ose 2360 persona.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, bashkatdhetarët tanë që jetojnë në 60 shtete patën mundësinë të japin votën e tyre.
- Andrej Gjurov: I pranojmë rezultatet, sado befasuese që të jenë ato
- Ilijana Jotova presidentja e shtatë e Bullgarisë dhe gruaja e parë në këtë post
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva