Lajm
Qeveria mohoi se do të marrë para nga pensionet private për pensionet shtetërore
Mërkurë 4 Nëntor 2026 08:41
Mërkurë, 4 Nëntor 2026, 08:41
Ministria e Financave
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Financave mohoi informacionet për një reformë të ardhshme të shtyllës së dytë të sigurimit të pensionit, thuhet në një deklaratë të institucionit për mediat, cituar nga BTA.
Më herët, partia “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) deklaroi se do të bëjë thirrje për protesta nëse qeveria propozon që një pjesë e kontributeve në shtyllën e dytë të pensionit të kalojnë në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. Sipas opozitës, Bullgaria ia ka propozuar këtë masë Komisionit Evropian pak më shumë se 10 ditë më parë.
Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB), Pllamen Dimitrov, komentoi se tani është koha për përmirësimin e shtyllës së dytë të pensionit dhe jo për shkatërrimin e saj. Sipas tij, tërheqja e një pjese të fondeve dhe ridrejtimi i tyre drejt sistemit shtetëror të sigurimeve shoqërore do të ishte në dëm të të gjithë personave që punojnë. Ai e cilësoi propozimin si të papranueshëm.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Fondet e pensioneve do të investojnë në ndërtimin e rrugëve
- Pensione të ulëta dhe gjithnjë e më pak të punësuar
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva