Teodor Ushev prezantoi në Montreal premierën e filmit të tij të dytë artistik

Premte, 6 Nëntor 2026, 12:51

Teodor Ushev prezantoi në Montreal premierën e filmit të tij të dytë artistik

FOTO: Facebook/ Idling / На Празен Ход

Madhësia e shkronjave

Filmi i dytë artistik i regjisorit Teodor Ushev, me titull „Në regjim bosh“ (Idling), u shfaq për herë të parë para publikut më 5 nëntor në Montreal, njoftoi regjisori. Shfaqja u zhvillua në kuadër të festivalit të kinemasë frankofone Cinemania, në bashkëpunim me Festival du nouveau cinéma.

Filmi u përzgjodh në të dy festivalet më prestigjioze të qytetit kanadez, por, sipas rregullores, mund të shfaqej vetëm në njërin prej tyre, shpjegon Ushev. Për këtë arsye, sipas tij, organizatorët ranë dakord për një shfaqje të përbashkët. Filmi, në të cilin, sipas regjisorit, flitet në shtatë gjuhë, do të shfaqet edhe një herë në Montreal më 11 nëntor. „Ky nuk është një film festivalesh. Është një komedi postapokaliptike dhe absurde, në të cilën asgjë nuk është ashtu siç duket“, thotë regjisori.

Lexoni më shumë për Teodor Ushevin në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova