Martë 10 Nëntor 2026 11:51
Martë, 10 Nëntor 2026, 11:51
Maria Bakalova
FOTO: CineLibri/БТА
Madhësia e shkronjave
Aktorja bullgare Maria Bakallova, e vetmja nga Bullgaria që është nominuar për çmimin “Oscar”, do të luajë përkrah yllit të Hollivudit, Nicolas Cage. Të dy do të jenë pjesë e filmit amerikan me temë kriminale “The Brand”.
Skenari i filmit bazohet në një investigim të hollësishëm gazetaresk të David Grann, botuar në vitin 2004 në revistën “The New Yorker”. Historia tregon ngritjen dhe sundimin brutal të bandës së burgut “Vëllazëria Ariane” në burgun e njohur amerikan San Quentin.
Në rolin kryesor do të jetë Nicolas Cage, i cili do të interpretojë Carter Briggs, udhëheqësin e pamëshirshëm dhe kërcënues të organizatës kriminale brenda burgut.
Aktori kanadez Alexander Ludwig do të luajë rolin e Taylor Hartman, një të riu të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili bëhet shpejt njeriu i besuar i Briggs dhe ngjitet në hierarkinë e bandës.
Në zhvillimin e ngjarjeve një rol të rëndësishëm do të ketë personazhi që interpreton Bakallova. Ajo do të luajë Lily-n, gruan me të cilën Taylor dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij. Por për shkak të saj, ai duhet të zgjedhë mes besnikërisë së verbër ndaj bandës së burgut dhe mundësisë për të nisur një jetë të re jashtë saj, njofton portali 24chasa.bg.
Premiera e filmit është planifikuar për vitin 2028.
Lexoni më shumë për artisten bullgare:
- Aktorja bullgare në Hollywood, Maria Bakallova, në një rol kryesor të ri
- "Triumfi"- kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova