Në BNR kërkojnë rritje të pagave dhe nuk përjashtojnë protestat

Premte, 13 Nëntor 2026, 15:44

Në BNR kërkojnë rritje të pagave dhe nuk përjashtojnë protestat

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Sindikatat në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) kërkojnë që pagat bazë të punonjësve të medias të rriten me nga 200 euro.

“E konsiderojmë të papërshtatshme politikën e rritjes së të ardhurave në BNR, përmes së cilës sigurohet financim i posaçëm për ansamblet muzikore, ndërsa Radioja Publike mbetet e nënfinancuar”, thuhet në qëndrimin drejtuar institucioneve shtetërore. Aty theksohet se një pjesë e punonjësve me kontratë pune vazhdojnë të marrin paga afër nivelit të pagës minimale.

Organizatat sindikale shtojnë se nuk përjashtojnë protesta dhe greva, duke respektuar kërkesat e legjislacionit të punës.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva