Lajm
Zbulime të reja arkeologjike përgjatë Danubit
Kafshë parahistorike dhe porte antike
Brigjet e Danubit zbulojnë gjurmë të së kaluarës, nga portet e periudhës romake deri te fosilet miliona vjeçare
Dielë 15 Nëntor 2026 07:02
Dielë, 15 Nëntor 2026, 07:02
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Porte antike, mbetje të kafshëve parahistorike dhe gurore guri të periudhës romake janë ndër zbulimet e një ekipi arkeologësh gjatë eksplorimit të brigjeve të Danubit, në segmentin mes grykëderdhjeve të lumenjve Ogosta dhe Iskër.
Në fund të muajit gusht dhe në fillim të shtatorit, niveli rekord i ulët i Danubit bëri të mundur vëzhgimin e zonave që zakonisht ndodhen nën ujë. Këtë e shpjegon për Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) prof. Sergej Torbatov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAS). Arkeologët eksploruan rreth 50 kilometra përgjatë brigjeve të Danubit dhe rezultatet e ekspeditës janë mbresëlënëse.
Gjatë ekspeditë u zbuluan tri porte antike, të panjohura deri më tani, që datojnë nga periudha romake dhe antikiteti i vonë. Njëri ndodhet pranë qytetit të Orjahovos, i dyti në territorin administrativ të fshatit Dollni Vadin, ndërsa i treti në territorin e fshatit Bajkall, pranë kufirit administrativ mes rajoneve të Vracës dhe Plevenit.
Ndër zbulimet e tjera janë edhe pesë gurore guri të periudhës romake, si dhe mbetje të kafshëve parahistorike, përfshirë fosile që datojnë rreth 11 milionë vjet më parë.
Ndër objektet e reja arkeologjike të regjistruara është edhe një vendbanim parahistorik i periudhës së hershme të kalkolitit, që daton afërsisht në vitin 4000 para erës sonë. Ai ndodhet pranë lumit Iskër, në territorin e fshatit Bajkall, në rajonin e Plevenit.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Niveli i ulët i Danubit zbuloi mbetje mamuthi pranë Rjahovos
- Muzeu në qytetin Ruse kërkon vullnetarë për kërkimin e artefakteve
Redaktoi: Katerina Hapsali
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova