Këngë, valle bullgare dhe shumë atmosferë festive në Tiranë

Hënë, 16 Nëntor 2026, 13:18

Këngë, valle bullgare dhe shumë atmosferë festive në Tiranë

FOTO: Facebook/ Embassy of Bulgaria in Tirana (Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë)

Madhësia e shkronjave

Më 14 nëntor 2026, folklori bullgar dëshmoi edhe një herë se muzika dhe kultura janë ndër urat më të bukura të miqësisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Ansambli folklorik “Carevo”, nën drejtimin e Hristo Jordanov, i dhuroi komunitetit bullgar dhe miqve të Bullgarisë në Shqipëri një mbrëmje të paharrueshme, të mbushur me bukurinë dhe pasurinë e traditave bullgare. Koncerti, i organizuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit, u mbajt në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në kryeqytetin shqiptar, njofton Ambasada Bullgare në Tiranë në faqen e saj në Facebook.

Këngë, valle bullgare dhe shumë atmosferë festive në Tiranë

FOTO: Facebook/ Embassy of Bulgaria in Tirana (Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë)

Me shumë talent, energji dhe emocion, këngëtarët, muzikantët dhe valltarët e ansamblit e çuan publikun në një udhëtim muzikor nëpër rajone të ndryshme folklorike të Bullgarisë. Kostumet e bukura popullore, këngët polifonike dhe vallet emocionale krijuan një atmosferë të vërtetë festive.

Këngë, valle bullgare dhe shumë atmosferë festive në Tiranë

FOTO: Facebook/ Embassy of Bulgaria in Tirana (Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë)

Para koncertit, Ambasada e Bullgarisë priti përfaqësuesit e ansamblit. Takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht të përzemërt. Të ftuarit befasuan mikpritësit me një bukë festive tradicionale dhe një shportë dhuratash me mbishkrimin “Nga Carevo me dashuri”.

Këngë, valle bullgare dhe shumë atmosferë festive në Tiranë

FOTO: Facebook/ Embassy of Bulgaria in Tirana (Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë)

Ambasada e Bullgarisë shpreh mirënjohje të veçantë për drejtorin artistik të Ansamblit “Carevo” dhe kryetarin e Shtëpisë Kulturore “Georgi Kondollov – 1914”, Hristo Jordanov, për sekretaren e institucionit, Daniella Vërbanova, si dhe për të gjithë interpretuesit për koncertin e mrekullueshëm dhe përkushtimin me të cilin ruajnë traditat bullgare. Ajo falënderon gjithashtu shoqatën “Bullgarët e Shqipërisë”, mikpritësit e Katedrales Ortodokse për bujarinë dhe mikpritjen e tyre, si edhe të gjithë të pranishmit në aktivitet.

Këngë, valle bullgare dhe shumë atmosferë festive në Tiranë

FOTO: Facebook/ Embassy of Bulgaria in Tirana (Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë)

Redaktoi në shqip: Vesella Mançeva