KE rishikoi parashikimin ekonomik të vjeshtës për Bullgarinë

Martë, 17 Nëntor 2026, 13:56

KE rishikoi parashikimin ekonomik të vjeshtës për Bullgarinë

FOTO: ec.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian (KE) parashikon që ekonomia e Bullgarisë të rritet me 2,7% në vitin 2026 dhe me 2,1% në vitin 2027, pas rritjes prej 3% të regjistruar në vitin 2025.

Sipas parashikimit ekonomik të vjeshtës, deficiti buxhetor pritet të arrijë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) këtë vit, ndërsa në vitin 2027 parashikohet të ulet përkohësisht në 4%. Inflacioni mesatar vjetor pritet të ngadalësohet nga 4,6% në vitin 2026 në 3,9% në vitin 2027.

Krahasuar me parashikimin e pranverës, KE rriti me 0,2 pikë përqindjeje pritshmëritë për rritjen ekonomike në vitin 2026, por uli me 0,1 pikë përqindjeje vlerësimin për vitin 2027.

Parashikimi për inflacionin u rrit me 0,4 pikë përqindjeje për këtë vit dhe me 1,3 pikë përqindjeje për vitin e ardhshëm. Ndërkohë, vlerësimi për deficitin buxhetor në vitin 2026 u rrit me 0,9 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimin e pranverës, ndërsa për vitin 2027 u ul me 0,3 pikë përqindjeje, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Sipas parashikimit, kërkesa e brendshme do të dobësohet për shkak të rritjes më të ngadaltë të të ardhurave reale. Papunësia do të mbetet në nivele të ulëta, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore do të vazhdojë, thuhet në analizë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova