SPORT

Lajm

Në Këshillin e Ministrave nderuan kampionin e botës Karlos Nasar

Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 11:24

Në Këshillin e Ministrave nderuan kampionin e botës Karlos Nasar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev dhe ministrat pritën kampionin olimpik të peshëngritjes Karlos Nasar në Këshillin e Ministrave përpara fillimit të mbledhjes së qeverisë.

Nasar, i cili më herët gjatë këtij muaji fitoi titullin e tij të katërt botëror duke vendosur edhe tre rekorde botërore, do të marrë nga Ministria e Sportit një shpërblim financiar në vlerën e 110 000 eurove, njoftoi ministri i sportit Enço Kerjazov. 

Në Këshillin e Ministrave nderuan kampionin e botës Karlos Nasar

FOTO: BTA

“Për ne është një kënaqësi e madhe të mirëpresim sot jo vetëm një kampion të madh, por një njeri që e ka shndërruar vullnetin, talentin dhe shpirtin e pathyeshëm njerëzor në simbol të krenarisë kombëtare. Triumfi yt i fundit i jashtëzakonshëm në Kinë është dëshmi se aftësitë njerëzore nuk kanë kufij dhe se me besim, disiplinë dhe përkushtim mund të pushtohet edhe maja më e lartë”, iu drejtua kryeministri Radev Nasarit.

Nga ana e tij, kampioni olimpik dhe botëror Karlos Nasar falënderoi për çmimin.

“Ju falënderoj të gjithëve që i vlerësoni sukseset e mia, që gëzoheni bashkë me mua dhe që me mbështetjen tuaj mund të vazhdoj të luftoj për peshëngritjen bullgare. Rroftë Bullgaria!”, tha Nasar në fjalën e tij.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva