POLITIKË

Artikull

Mediat botërore komentojnë protestat e fundit në Bullgari që nga 1 dhjetori

Martë, 2 Dhjetor 2025, 11:55

Mediat botërore komentojnë protestat e fundit në Bullgari që nga 1 dhjetori

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gazeta franceze “Le Monde” thekson se bullgarët po protestojnë kundër “projektbuxhetit të shtetit, i cili parashikon një rritje të pagave në sektorin publik dhe rritje të taksave”, dhe për protestuesit “këto masa vetëm sa do të rrisin korrupsionin”.

 

ZDF thekson se më 1 janar Bullgaria do të bashkohet me eurozonën. “Sipas sondazheve, rreth gjysma e bullgarëve e refuzojnë monedhën e përbashkët për shkak të frikës nga rritja e çmimeve”, thekson televizioni gjerman.

 

Protestuesit duan që qeveria të mbajë premtimin e saj për të tërhequr buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon taksa më të larta dhe një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore, shton “Deutsche welle”, cituar nga BTA.


 

Rreth gjysma e bullgarëve kundërshtojnë miratimin e euros, duke pasur frikë se kjo do të shkelë sovranitetin e vendit dhe se tregtarët do të përfitojnë për të rritur çmimet, shpjegon ngjarjet Reuters.


FOTO: BTA

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva