LAJME

Artikull

Pas protestave në rrugë, qeveria tërhoqi projektbuxhetin në euro për vitin 2026

Martë, 2 Dhjetor 2025, 12:45

Pas protestave në rrugë, qeveria tërhoqi projektbuxhetin në euro për vitin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këshilli i Ministrave i propozoi parlamentit të votojë për tërheqjen e Projektligjit për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë.

 

Vendimi u mor në një mbledhje në mungesë të qeverisë. I njëjti vendim tërhoqi edhe projektligjet për buxhetet e Fondit Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore. Kabineti është gati të fillojë një procedurë të re buxhetore.

 

Tërheqja e buxhetit erdhi pas protestave në Sofje dhe në vend të organizuara nga koalicioni opozitar "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në orët e vona të protestës më 1 dhjetor, shpërthyen trazira në kryeqytet.

 


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva