POLITIKË

Artikull

Rumen Radev: Populli i parapriu parlamentit dhe votoi mosbesim ndaj kabinetit

Enjte, 11 Dhjetor 2025, 10:22

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Populli i parapriu parlamentitdhe sonte votoi mosbesim ndaj kabinetit. Një numër i paparë bullgarësh të të gjitha moshave dhe partive e bënë këtë në sheshet e Sofjes, Plovdivit, Varnës, Burgasit... në të gjithë Bullgarinë dhe në Evropë.” Kjo është ajo që shkroi Presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook mbrëmë me rastin e protestës shumëmijëshe nën sloganin “Dorëheqje! Peevski dhe Borisovi larg pushtetit!” që përfshiu të gjithë vendin në prag të votimit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Sipas kreut të shtetit, protesta ka dhënë shkas për një konsensus të gjerë popullor anti-mafia, i cili është më i rëndësishëm se të gjitha dallimet, sesa të gjitha përpjekjet për të përvetësuar shpresën.

“Të dashur anëtarë të Parlamentit, nesër (sot – red.) ju zgjidhni midis dinjitetit të një vote të lirë dhe turpit të varësive. Midis zërit të popullit dhe frikës nga mafia. Dëgjoni sheshet! Ju jeni në rrugën tuaj! Zgjedhja ime është e qartë”, iu drejtua presidenti anëtarëve të parlamentit.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva