LAJME

Artikull

Po verifikohen donacionet dhe lidhjet me politikanë të viktimave nga Petrohan

Mërkurë, 18 Shkurt 2026, 16:37

Po verifikohen donacionet dhe lidhjet me politikanë të viktimave nga Petrohan

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tre vetëvrasje në Petrohan dhe dy vrasje e një vetëvrasje nën majën Okolloçica. Këto janë versionet kryesore mbi të cilat po punojnë hetuesit pas provave të mbledhura dhe ekspertizave për tragjedinë në mal, e cila ndodhi në fillim të këtij muaji. 

Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp midis Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme. Regjistrimet nga kamerat tregojnë ekzistencën e një hierarkie brenda grupit që banonte në shtëpinë malore në Petrohan, ku lider i padiskutueshëm ka qenë Ivajllo Kallushev. U saktësua se tre burrat e vdekur në Petrohan janë gjetur nga personi i afërt me ta, Dejan Ivanov, i cili ka dhënë dëshmi dhe aktualisht ndodhet jashtë vendit.



FOTO: BTA

Po verifikohen donacionet ndaj organizatës joqeveritare “Agjencia Kombëtare për Kontrollin e Territoreve të Mbrojtura”, e cila bashkonte banorët e shtëpisë malore, dhe do të sqarohet motivi i tyre. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë, deri tani nuk ka të dhëna që persona nga grupi të kenë qenë agjentë ose bashkëpunëtorë të Shërbimit të Sigurisë (DANS), siç u përhap në media. Do të sqarohen edhe lidhjet e anëtarëve të grupit me zyrtarë dhe politikanë.

Lexoni më tepër:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva