Artikull
Hënë 2 Mars 2026 09:58
Hënë, 2 Mars 2026, 09:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Rreth 1400 turistë bullgarë janë bllokuar për shkak të veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, u bë e qartë nga një informacion i Shtabit të Krizës, i krijuar me rekomandimin e Ministres së Jashtme Nadezhda Nejnski. Më shumë, rreth 800, janë në Dubai dhe Jordani, por ka edhe grupe bullgare në Sejshellet, Sri Lanka, Tanzani, Oman, etj., të bllokuara për shkak të aeroporteve të mbyllura dhe fluturimeve të anuluara që kalojnë nëpër Oman ose Doha, raportoi BTA. Mbi 150 email-e dhe 180 thirrje u morën pas apeleve që bashkatdhetarët tanë të regjistrohen në faqen e internetit të Qendrës së Situatave, të shkruajnë email-e ose të tregojnë me telefon se janë në zonë, u bë e qartë nga fjalët e drejtueses së Drejtorisë së Qendrës së Situatave në Ministrinë e Jashtme, Irena Dimitrova.
Nejnski i tha bTV se nuk dihet se kur do të hapet një "dritare" dhe i këshilloi qytetarët bullgarë të qëndrojnë në vende të mbrojtura dhe të presin udhëzime nga shteti. Konsullatat dhe ambasadat tona, zyrat tona qendrore janë të hapura 24/7, siguroi Nejnski. Ajo foli në telefon me kolegët e saj: në Izrael – me Gideon Saar, në Kuvajt me Shejhun Xhara Xhaber Al-Ahmad Al-Sabah, dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ajman Safadi. Ministrja Nejnski mori pjesë në një takim videokonference të ministrave të jashtëm të BE-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Nuk ka plane për evakuim të menjëhershëm të qytetarëve të BE-së nga Lindja e Mesme, u mësua pas një takimi të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare në Bruksel, raportoi BTA pas një takimi të Këshillit të BE-së në nivel ambasadorësh.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva