Artikull
Vërehet një tendencë për rritje spekulative të çmimeve të ushqimeve
Hënë 30 Mars 2026 16:56
Hënë, 30 Mars 2026, 16:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vërehet një tendencë për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, e cila nuk është e justifikuar. Këtë e tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Aleksandër Koljaçev, pas një takimi me Presidenten Ilijana Jotova. Në takim mori pjesë edhe Milena Krëstanova, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, njofton BTA.
Koljaçev ishte kategorik se për
momentin çmimi i karburanteve nuk mund të reflektohet mbi çmimin e produkteve.
Sipas tij, tronditjet e mundshme në
çmimin e karburanteve masive mund të ndikojnë tek çmimet e mallrave në një fazë
të mëvonshme. Ai premtoi se, nëse zbulohen shkelje të tilla, do të vendosen
sanksionet përkatëse, të cilat sipas legjislacionit janë deri në 50 000 euro
për shkeljen e parë dhe deri në 100 000 euro për çdo shkelje pasuese.
FOTO: BTA
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
- Një muaj pas futjes së euros, inflacioni i konsumit është 0.7%
- 799 euro janë të nevojshme për mirëmbajtjen e një të punësuari
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva