POLITIKË

Artikull

Mungesa e kuorumit pengoi votimin e parlamentit mbi marrëveshjen me Ukrainën

Mërkurë, 1 Prill 2026, 18:53

Mungesa e kuorumit pengoi votimin e parlamentit mbi marrëveshjen me Ukrainën

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Parlamenti diskutoi për më shumë se një orë një projektvendim për të detyruar Këshillin e Ministrave të ndërmarrë menjëherë hapa për të ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Ukrainës, e nënshkruar më 30 mars në Kiev. Megjithatë, deputetët nuk arritën të votonin propozimin, pasi seanca u mbyll për shkak të mungesës së kuorumit, raporton BTA.

Projektvendimi parashikonte që brenda 15 ditëve Këshilli i Ministrave të përgatiste dhe të dorëzonte në Kuvend një raport mbi pasojat nga ndërprerja e marrëveshjes së bashkëpunimit, përfshirë çështjet pronësore, mbrojtëse dhe të tjera.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova