Artikull
“Zemër e thyer” hap takimet e Lili Ivanovës me publikun në turneun e saj të ri
Enjte 9 Prill 2026 06:05
Enjte, 9 Prill 2026, 06:05
FOTO: Facebook/Lili Ivanova
Madhësia e shkronjave
Zonja e parë e muzikës bullgare, Lili Ivanova, prezanton këngën “Zemër e thyer”. Kjo këngë përcakton tonin e gjithë turneut të saj të ardhshëm dhe është zgjedhur si momenti hapës në çdo mbrëmje koncertale gjatë vitit 2026.
“Zemër e thyer” është me tekst të Martin Karbovskit dhe muzikë të Ognjan Enevit – një dyshe krijuese, që tashmë ka lënë gjurmë të qëndrueshme në repertorin e Lili Ivanovës. Bashkëpunimi i tyre ka sjellë këngë si “Kjo botë është grua”, “Nëse ndaloj së dashuruari” dhe “Dashuria e vetme”, të cilat janë bërë këngë të dashura për disa breza. Aranzhimi i “Zemër e thyer” është vepër e Angell Djullgerovit – muzikant dhe producent që prej vitesh është pjesë kyçe e ekipit të Lili Ivanovës.
Më 25 mars 2026, Lili Ivanova i dha fillimin turneut të saj kombëtar, ndërsa më 24 maj 2026, legjenda e estradës bullgare do të ngjitet sërish në skenën e sallës së famshme pariziene “Olympia”.
Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Lili Ivanova u nderua me “Degën e Artë të Dafinës” të MPJ-së
- Për ikonën e estradës bullgare Lili Ivanova po xhirohet një film biografik
- "Tërfilat"
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva