LAJME

Artikull

NIK 421 u kthye nga ekspedita e katërt në Antarktidë

Enjte, 9 Prill 2026, 16:37

NIK 421 u kthye nga ekspedita e katërt në Antarktidë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot, në Portin Detar të Varnës, u prit anija e parë shkencore-ushtarake bullgare, NIK 421 “Shejtorët Kirill dhe Metodij”, e cila u kthye në shtëpi pas një ekspedite në Antarktidë. “Pas ekspeditës së katërtë të anijes shkencore “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”,  tashmë mund të themi me krenari se kemi krijuar tradita” tha komandanti i Forcave Ushtarako-Detare, kontraadmiral Kirill Mihajllov, në përshëndetjen e tij drejtuar ekuipazhit të anijes. Ai theksoi se detar bëhesh në det, jo në klasë. Faktin që për herë të radhës detarë ushtarakë realizuan një mision deri në Antarktidë nën flamurin e Forcave Ushtarako-Detare, tregon se Forcat Detare Bullgare qëndrojnë të forta në vendin e tyre dhe janë të afta të kryejnë misione në çdo kusht, shtoi Mihajllov. Ai komentoi se nuk njeh tjetër Shkollë Ushtarako-Detare, përveç Akademisë Detare në Varnë, e cila dërgon kursantët e saj në ekspedita polare.

Anija “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”  është thelbësore për mirëmbajtjen e bazës bullgare “Shën Klimenti i Ohrit” në Ishullin Livingston në Antarktidë, ku kryhen kërkime në kushte polare.


Lexoni më shumë në arkivin tonë


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova