Artikull
Dielë 12 Prill 2026 09:00
Dielë, 12 Prill 2026, 09:00
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Antonij
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një shërbesë festive e Pashkëve në gjuhën bullgare, e udhëhequr nga Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Antonij, do të mbahet sot në Dublin, Irlandë, nga ora 10:30 sipas kohës lokale, në All Hallows Chapel, e vendosur në kampusin DCU. Ngjarja është veçanërisht e rëndësishme edhe për faktin se komuniteti bullgar në Irlandë do të festojë së bashku festën më të madhe të ortodoksisë – Ngjalljen e Krishtit – për herë të parë pas një ndërprerjeje disa-vjeçare. Në shërbesë do të asistojë edhe një ekip i Radio Bullgarisë dhe drejtori i përgjithshëm i BNR, Milen Mitev.
Kuarteti "Svetogllas"
FOTO: BТА
Në shërbesën e Ngjalljes së Krishtit në Dublin do të marrë pjesë edhe Kuarteti i njohur “Svetogllas”, albumi i të cilit me këngë kishtare ortodokse “Himnet e lashta të ortodoksisë – muzikë nga manastiret” u publikua së fundmi nga BNR. Pas shërbesës, kuarteti “Svetoglas” do të mbajë një koncert festiv. Ambasada jonë në Dublin do të organizojë një pritje për bashkatdhetarët tanë.
Gjatë viteve, klerikë nga dioqeza kanë mbajtur herë pas here liturgji për bullgarët në Irlandë gjatë festave të mëdha të krishtera. Mitropoliti Antonij, në cilësinë e tij si peshkop vikar i Mitropolitit të atëhershëm të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, Simeon, ka shërbyer në Irlandë në vitin 2011.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova