MUZIKË

Artikull

U nda nga jeta Margret Nikollova – një nga zërat emblematikë të Bullgarisë

Hënë, 13 Prill 2026, 13:53

Margret Nikollova

Margret Nikollova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Margret Nikollova – një nga zërat më të shquar dhe më emblematikë të muzikës pop bullgare –ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Gjatë një karriere mbi 50-vjeçare, këngëtarja dha më shumë se 9400 koncerte, ndërsa repertori i saj i pasur përfshinte mbi 600 këngë. Një nga këngët e saj më të njohura, “Të jesh grua”, u krijua nga Zornica Popova me tekst të shkrimtares Bllaga Dimitrova. Për të shkruan gjithashtu kompozitorët Tonço Rusev, Josif Cankov, Svetozar Rusinov, Angell Zaberski dhe Petër Stupel .

Margret Nikollova fitoi çmimin e madh në edicionin e parë të festivalit “Orfeu i Artë”. Po atë vit ajo u nderua edhe në konkursin Melodia e Vitit.



Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova