SPORT

Artikull

Pjesëmarrësit në Giro d’Italia kalojnë nëpër kodrat e Stara Pllanina

Shtunë, 9 Maj 2026, 05:05

Pjesëmarrësit në Giro d’Italia kalojnë nëpër kodrat e Stara Pllanina

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 9 maj, pjesëmarrësit në Giro d’Italia i pret një etapë e gjatë dhe kodrinore. Çiklistët nisen nga Burgasi (finalja e ditës së mëparshme) dhe kalojnë përmes malit Stara Planina deri në Veliko Tërnovo. Distanca që do të përshkojnë është 220 km dhe diferenca e lartësisë – 2600 m.

Veliko Tërnovo pret më shumë se 50 mijë turistë për pritjen e garuesve. Gjatë gjithë ditës në qytet do të ketë defile të muzikantëve dhe ansambleve folklorike, biçikleta stërvitore dhe lojëra me shpërblime, garë çiklistike për fëmijë, koncerte. Pritet që çiklistët të hyjnë në Veliko Tërnovo rreth orës 17.00, njofton korrespondentja jonë Zdravka Masljankova.

“Kur të mbërrijë gara, ajo do të filmohet nga motoristë me kamera dhe nga helikopterë. Kryetari i Veliko Tërnovos do t’i dorëzojë fanellën rozë fituesit të kësaj etape Burgas – Veliko Tërnovo”, tha nënkryetarii bashkisë për rininë dhe sportin, Georgi Nedev.

Më 10 maj garuesit do të përshkojnë etapën e tretë – 174 km nga Plovdivi deri në Sofje.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva