Artikull
Debutanti Guillermo Silva fitoi etapën e dytë të Giro d’Italia 2026 në Bullgari
Shtunë 9 Maj 2026 20:40
Shtunë, 9 Maj 2026, 20:40
FOTO: www.giroditalia.it
Madhësia e shkronjave
Një fotofinish pas një sprinti final në fund të etapës së dytë shumë të lodhshme të “Giro d’Italia” i solli epërsinë uruguaianit Guillermo Thomas da Silva (Guillermo Silva). Gjermani u rendit i dyti, ndërsa italiani Giulio Ciccone – i treti.
Fituesi përshkoi itinerarin 221‑kilometërsh nga deti (Burgasi), përmes maleve të Ballkanit, deri në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo për 5 orë, 39 minuta e 25 sekonda.
Kjo është etapa e dytë më e gjatë
në edicionin e 109‑të të Giro d’Italia,
në të cilën nisën 183 çiklistë.
Dita e dytë e garës çiklistike
FOTO: BTA
Etapa ishte dukshëm më e vështirë se e para, me
profil kodrinor dhe mot me shi. Siç parashikuan analistët sportivë, finalja në
Veliko Tërnovo, e vendosur në kodrat pranë lumit Jantra, arriti të sjellë
surpriza në renditje.
Në itinerarin e etapës së dytë
FOTO: BTA
“Kjo është një fitore jashtëzakonisht e madhe për vendin tim, për ekipin tim, por edhe për gjithë Amerikën e Jugut,” – tha fituesi i lumtur para mediave menjëherë pas përfundimit të sprintit final që i solli fitoren:
“Për mua kjo është pjesëmarrja e parë në Giro d’Italia dhe të fitoj etapën e dytë është diçka e veçantë,” – u shpreh da Silva pas garës. – “Jam në një formë shumë të mirë sportive. Ekipi im garoi në mënyrë shumë aktive gjatë gjithë kohës.”
Me shumë entuziazëm dhe emocion
sportiv, qytetarët e Veliko Tërnovos pritën çiklistët nga gara e madhe
ndërkombëtare. Fëmijët e Kryeqytetit të Vjetër sfiduan shiun duke marrë pjesë
në xhiron përgatitore para Giro d’Italia nëpër rrugët e Veliko Tërnovos,
njoftoi Qendra Informative Turistike e qytetit.
Në ditën e tretë të garës në Bullgari, çiklistët do të duhet të përshkojnë 175 km. Itinerari i tyre do të nisë nga Plovdivi – qyteti më i vjetër i banuar vazhdimisht në Evropë – dhe do të përfundojë në Sofje.
Audienca televizive prej miliona shikuesish do të shohë sërish pamje të mrekullueshme ajrore të peizazheve madhështore, me të cilat vendi ynë prezantohet para botës.
Në rrugën drejt kryeqytetit bullgar, çiklistët do të kalojnë në zonën e malit madhështor Rilla dhe në resortin e skive Borovec, gjë që shton një segment të vështirë malor para pjesës finale. Pas zbritjes drejt kryeqytetit pritet një betejë e re mes sprinterëve, por me mundësi edhe për sulme të vona.
Ngjyra rozë është kudo në Sofje – ajo është simbol i Giro d’Italia dhe lidhet me pranverën dhe çiklizmin.
Shumë aktivitete në Sofje shoqërojnë zhvillimin e Giro d’Italia.
Lexoni më tepër:
- Francezi Paul Magnier është fituesi i etapës së parë të Giro d’Italia
- Bullgarët në historinë e Giro d’Italia
- Në Burgas u dha starti zyrtar i garës Giro d’Italia
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: www.giroditalia.it, BTA, Qendra e Informacionit Turistik
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva