SPORT

Artikull

“Gazzetta dello Sport”: Lamtumirë, Bullgari!

Xhiroja e Italisë do të kujtojë mikpritjen tënde

Hënë, 11 Maj 2026, 16:49

“Gazzetta dello Sport”: Lamtumirë, Bullgari!

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Bullgaria i bëri përshtypje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të “Giro d’Italia”.  I gjithë eventi këtë vit për herë të parë në histori startoi nga vendi ynë.  Interesi i madh për çiklizmin dhe prania masive e tifozëve u vunë re përgjatë itinerarit bullgar të tre etapave të para të garës. “Mirupafshim, Bullgari! Giro d’Italia do të kujtojë mikpritjen tënde, qytetet e tua me rrënjë të lashta dhe ëndrra të mëdha, natyrën tënde bujare dhe të gjelbër, si edhe pjesëmarrjen e madhe dhe e pasionuar të njerëzve.” Kështu shkruan në një artikull për pjesën bullgare të edicionit të sivjetshëm të “Giro d’Italia” në “Gazzetta dello Sport” gazetari Pier Bergonzi, i cili shton: “Do ta kujtojnë gjithashtu Paul Magnier – fenomeni i ri i sprintit, dhe Guillermo Thomas Silva – uruguaiani i ri me fanellën rozë. Etapa e tretë – nga Plovdivi në Sofje – konfirmoi interesin e bullgarëve për çiklizmin dhe praninë e tyre prekëse – 250 mijë njerëz dje në kryeqytet.”

Lexoni më shumë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova