KULTURË

Artikull

Ylli i muzikës pop Mihaella Fileva feston ditëlindjen me një rol në balet klasik

Spektakli “Liqeni i mjellmave” do të prezantohet në Holandë dhe Gjermani në fund të vitit 2026 dhe në fillim të vitit 2027

Enjte, 14 Maj 2026, 06:50

Mihaella Fileva

Mihaella Fileva

FOTO: operasz.bg

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja Mihaella Fileva është ndër yjet më të njohura të muzikës në Bullgari. Së shpejti në treg do të dalë albumi i saj i radhës – një regjistrim nga koncerti i shkëlqyer që u mbajt në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë, artistja e talentuar po përgatitet për… debutimin e saj si balerinë klasike!

Më 15 maj, në Sallën 1 të NDK‑së, në spektaklin “Liqeni i mjellmave” të Çajkovskit, i prezantuar nga trupa e baletit të Operës së Stara Zagorës, Mihaella Fileva hyn në rolin e Mbretëreshës, krah yjeve botërorë të baletit Anna Cigankova dhe Giorgi Pochishvili. Në rrjetet sociale, këngëtarja e dashur shkruan:

“Do të kem debutimin tim në balet pikërisht ditën e ditëlindjes sime!!!! Kjo është një botë krejtësisht e re për mua! Roli im është i vogël, kryesisht si aktore, por emocionet janë të mëdha.”

FOTO: operasz.bg

Mihaella Fileva ka dy shndërrime mbresëlënëse në produksione muzikore të Operës Shtetërore të Stara Zagorës: si Esmeralda në “Esmeralda - Katedralja e Parisit” dhe si Zhulieta në “Romeo dhe Zhulieta”.

Mihaella Fileva në rolin e Esmeraldës në spektaklin muzikor “Esmeralda – Katedralja e Parisit”

FOTO: operasz.bg

Ftesa për të qenë pjesë e “Liqenit të mjellmave” është një sfidë që ajo e pranon me frymëzim dhe përkushtim. E bukur, e talentuar dhe me një kulturë të admirueshme të lëvizjes, ajo përshtatet natyrshëm si partnere e artistëve të baletit.

Primabalerina SillvijaTomova – drejtoreshë artistike e trupës shumëkombëshe të baletit të Operës së Stara Zagorës – deklaron se nuk ka dyshuar asnjë çast se Mihaella do t’ ia dilte shkëlqyeshëm, sepse ka përshtypje të drejtpërdrejta nga puna e tyre e përbashkët në “Esmeralda – Katedralja e Parisit”.

“Përfshirja e interpretuesve të njohur në spektakle baleti është praktikë botërore – shton Tomova. – Artet kanë lindur së bashku, pastaj janë ndarë – dhe ne i duam pikërisht ato momente kur i ribashkojmë.”

Mihaella Fileva në rolin e Mbretëreshës në “Liqeni i mjellmave” (provë)

FOTO: operasz.bg

Regjia e spektaklit është e vetë Sillvija Tomovës, e cila ka ruajtur koreografinë klasike të Marius Petipa‑s dhe Lev Ivanov‑it. Skenografia dhe kostumet janë krijuar nga artisti i ri me karrierë të suksesshme evropiane, Denis Ivanov. Premiera e shfaqjes ka qenë në vitin 2017, kur Tomova nisi të ndërtonte trupën e re të baletit të Stara Zagorës.

Duartrokitje për Sillvija Tomovën pas një shfaqjeje të “Liqeni i mjellmave” (Denis Çereviçko (Princi Sigfrid), Anelija Dimitrova (Odeta–Odilia), Baleti i Operës Shtetërore – Stara Zagora)

FOTO: operasz.bg

Spektakli “Liqeni i mjellmave” gëzon sukses gjatë pesë viteve të fundit edhe në Holandë dhe Gjermani dhe do të prezantohet sërish atje në një turne në fund të vitit 2026 dhe në fillim të vitit 2027.

FOTO: operasz.bg