SHOQËRI

Artikull

Mbi 1800 persona përshkuan rrugën e Çetës së Botevit

Martë, 2 Qershor 2026, 16:38

Над 1800 души изминаха пътя на Ботевата чета от Козлодуй до Околчица

Над 1800 души изминаха пътя на Ботевата чета от Козлодуй до Околчица

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me pelegrinazhin tradicional mbarëpopullor në majën Okollçica u nderua 150‑vjetori nga rënia e revolucionarit dhe poetit Hristo Botev në malet e Vracës, raportoi korrespondentja jonë Iva Antonova. Shi i rrëmbyeshëm priti entuziastët që përfunduan të parët marshimin “Në gjurmët e Çetës së Botevit Kozlloduj – Okollçica”, por për ceremoninë e përkuljes para kujtimit të Botevit dhe të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, dielli ndriçoi shpatet e pjerrëta të Vracës, aty ku para 150 vitesh u vra Botevi.

FOTO: BTA

Beteja e fundit e çetës dhe rënia e Vojvodës u rikrijuan nga Shoqata Kombëtare “Edinenie” (“Bashkimi”), ndërsa mitropoliti i Vracës, Grigorij, shërbeu një lutje përkujtimore.

Kryetari i bashkisë së Vracës, Kalin Kamenov, përshëndeti pjesëmarrësit në marshim, të cilët për pesë ditë përshkuan rrugën e Çetës së Botevit. Këtë vit pjesëmarrësit ishin mbi 1800 persona. Pjesëmarrësja më e moshuar, sipas BGNES, ishte një grua 81‑vjeçare nga Veliko Tërnovo, ndërsa më e vogla – Ema trevjeçare nga Vraca.

 

Lexoni më shumë:



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva