SHOQËRI

Artikull

Shkollat bullgare nga tërë bota mblidhen në takimin vjetor në Sofje në korrik

Martë, 9 Qershor 2026, 05:00

Shkollat bullgare nga tërë bota mblidhen në takimin vjetor në Sofje në korrik

FOTO: Agjencia për Bullgarët Jashtë Vendit

Madhësia e shkronjave

Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit do të zhvillojë takimin e tij vjetor nga 21 deri më 23 korrik 2026 në Sofje, sipas informacionit në faqen e organizatës, në të cilën bëjnë pjesë 115 shkolla bullgare të së dielës nga Evropa, Amerika, Azia dhe Australia.

Tema e forumit këtë vit është: “Shkollat bullgare jashtë vendit – hapësirë për identitet, kulturë dhe përkatësi”.

Programi paraprak parashikon që hapja zyrtare të mbahet më 22 korrik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, pas së cilës do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët kushtuar sfidave aktuale për shkollat bullgare jashtë vendit dhe dialogut strategjik me institucionet bullgare.

Për ditën pasuese janë planifikuar panele diskutimi dhe sesione pune për shkëmbim përvojash, praktikash të mira dhe ide për zhvillim midis drejtuesve dhe mësuesve të shkollave bullgare jashtë vendit.

FOTO: abgschool.org

Të nderuar anëtarë dhe kandidatanëtarë të Agjencisë për Bullgarët Jashtë Vendit (ABUÇ)! Ruani datat 2123 korrik 2026 ABUÇ jemi të gjithë ne. Pjesëmarrja, zëri dhe përvoja juaj janë të rëndësishme” – bëhet thirrje nga drejtuesit e asociacionit në ftesë, duke sqaruar se këtë vit takimi do të zhvillohet me mikpritjen dhe mbështetjen e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.


Lexoni më tepër:


Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva