Artikull
Presidentja: Një sistem rajonal sigurie dhe lidhjeje është e ardhmja e PBEJ
Mërkurë 10 Qershor 2026 17:49
Mërkurë, 10 Qershor 2026, 17:49
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova u bëri thirrje vendeve të Evropës Juglindore të krijojnë një sistem të përbashkët rajonal sigurie, si dhe të forcojnë lidhjet energjetike, transportuese dhe digjitale. Me këtë apel ajo hapi në Sofje Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili bashkon 13 shtete: Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Greqinë, Kosovën, Moldavinë, Rumaninë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Serbinë, Turqinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Sipas saj, rajoni duhet ta shndërrojë unitetin në një mjet kryesor për stabilitet dhe zhvillim, në kushtet e krizave globale në rritje. Ndër prioritetet e përmendura nga ajo janë përshpejtimi i ndërtimit të Korridorit Nr. 8 midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, zhvillimi i aksit të transportit të Danubit, zgjerimi i lidhjeve energjetike dhe forcimi i bashkëpunimit në sigurinë kibernetike dhe teknologjitë digjitale. Ajo theksoi gjithashtu nevojën për zhvillimin e programeve rajonale për të rinjtë, shkëmbimet shkencore, inovacionin dhe bashkëpunimin teknologjik.
Forumi në Sofje shënon përfundimin e presidencës bullgare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, e cila do t’i kalojë Rumanisë.
Lexoni më shumë:
- Shqipëria është mike dhe partnere e besueshme e Bullgarisë
- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut është në Sofje
- Presidentja e RMV vjen për një “bisedë të këndshme femërore” në Sofje
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #Kosovë
- #Greqi
- #Serbi
- #Moldavi
- #bashkëpunim
- #Kroaci
- #Slloveni
- #Evropa Juglindore
- #lidhje digjitale
- #Bosnjë e Hercegovinë
- #lidhje energjetike
- #Bullgari
- #Turqi
- #Mali i Zi
- #Rumani
- #Maqedonia e Veriut
- #Shqipëri
- #sistem sigurie
- #sistem i përbashkët rajonal sigurie
- #Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore
- #lidhje transportuese
- #Korridorit Nr. 8
- #siguri kibernerike