Artikull
Qeveria dërgon projektbuxhetin për vitin 2026 në Parlament
Mërkurë 1 Korrik 2026 16:52
Mërkurë, 1 Korrik 2026, 16:52
Gëllëb Donev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qeveria miratoi projektbuxhetin për vitin 2026 dhe e dërgoi atë për shqyrtim në Parlament. Zëvendëskryeministri Gëllëb Donev tha se pret diskutime serioze jo vetëm me deputetët, por edhe me përfaqësuesit e sindikatave dhe të biznesit. Ai shpjegoi se shpenzimet për funksionimin e shtetit do të rriten me 1.34 miliardë euro. Nga kjo shumë, 254 milionë euro do të financohen nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa 779 milionë euro do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
Sipas projektit, deficiti buxhetor parashikohet të jetë: 5.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2026; 3.8% e PBB-së në vitin 2027; 3.0% e PBB-së në vitin 2028.
Megjithatë, një pjesë e këtyre fondeve u shpenzuan tashmë nga qeveria teknike. Paratë u shfrytëzuan për organizimin e Garës Çiklistike "Giro d'Italia", për mbështetjen e fermerëve të prekur nga pasojat e luftës në Iran, për pagesën e kompensimeve për karburantet, si dhe për shpenzime të tjera, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR).
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Donev ironizoi kreun e partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe ish-ministër të Financave, Asen Vasilev, i cili në rrjetin social Facebook ka publikuar një seri analizash me titull "Buxheti 2026: Zë për zë".
"Është një gjë të bësh një rubrikë në Facebook ku komenton çdo zë të buxhetit, dhe krejt tjetër të hartosh vetë buxhetin, zë për zë", deklaroi Donev.
- Buxheti për vitin 2026 nuk përfshin politikat e kabinetit
- Sindikatat dhe biznesi kanë rezerva ndaj projektbuxhetit për vitin 2026
- Rumen Radev: Deficiti buxhetor nuk mund të ulet menjëherë në 3%
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova