POLITIKË

Artikull

Kryeministri theksoi se Ministrja e Jashtme nuk ka nënshkruar asgjë në Kiev

Premte, 17 Korrik 2026, 10:54

Kryeministri Rumen Radev

Kryeministri Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Dua të deklaroj qartë se nuk ka asnjë kundërshtim brenda qeverisë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe se zonja Velisllava Petrova, ministre e jashtme e Bullgarisë, nuk e ka nënshkruar Deklaratën e Kievit.” Këtë e deklaroi kategorikisht Kryeministri Rumen Radev para mediave në parlament, njofton BTA.

Radev theksoi se nën deklaratë nuk figuron nënshkrimi i Ministres së Jashtme Velisllava Petrova. Ai shpjegoi se ajo ishte ftuar të merrte pjesë në festën zyrtare shtetërore të Ukrainës. 

I pyetur për informacionet sipas të cilave nënshkrimi i Ministres së Jashtme ndodhet në dokument, kryeministri u përgjigj: “Pyetni organizatorët.”

Ministrja Velisllava Petrova ndodhej në Ukrainë për të vazhduar bisedimet dypalëshe që kishim me Presidentin Zelenski. Sipas kryeministrit, bëhet fjalë për bisedime vërtet të rëndësishme në fushën e energjisë dhe ekonomisë.

Radev ritheksoi se Bullgaria është pjesë e vendimeve të përbashkëta evropiane, por nuk do të ofrojë dhe nuk ofron armë apo mjete financiare. Ai kujtoi se vendimet merren nga Bashkimi Evropian dhe NATO, aleanca në të cilat Bullgaria është një pjesëmarrëse aktive.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva