Mërkurë 29 Korrik 2026 11:21
Mërkurë, 29 Korrik 2026, 11:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 25 tetor, ndërsa një raund i dytë i mundshëm do të mbahet më 1 nëntor, kur shënohet Dita e Iluministëve të Popullit. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së rregullt të kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, njoftoi Televiozioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Sipas Kushtetutës, votimi duhet të zhvillohet jo më herët se tre muaj dhe jo më vonë se dy muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Mandati i tij përfundon më 22 janar 2027.
Deri tani janë shpallur zyrtarisht vetëm dy kandidatura për zgjedhjet presidenciale: ajo e presidentes aktuale Ilijana Jotova, e mbështetur nga “Bullgaria Progresive”, dhe ajo e kryetarit të BZNS-së, Nikollaj Nençev. Kandidatë të tjerë të mundshëm përmenden ish-kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov dhe prof. Daniel Vëllçev.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Kryeministri Radev nuk pret përkeqësim real të marrëdhënieve tona me Iranin
- Doli sondazhi i parë sociologjik për qëndrimet para zgjedhjeve presidenciale
- PSB-ja mbështeti kandidaturën e Ilijana Jotovës për presidente
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva