Artikull
Kryeministri u bëri thirrje politikanëve të huaj të njihen me faktet për Banskon
Enjte 6 Gusht 2026 15:11
Enjte, 6 Gusht 2026, 15:11
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Në traditat e institucioneve dhe të shoqërisë sonë është që të mos pranojnë asnjë lloj shfaqjeje të ksenofobisë, racizmit dhe antisemitizmit dhe gjithmonë të reagojnë ndaj tyre. Edhe në këtë rast ne kemi reaguar dhe kemi dënuar gjuhën e urrejtjes. Këtë e deklaroi para mediave Kryeministri Rumen Radev në lidhje me përplasjen verbale mes të rinjve bullgarë dhe italianë para një hoteli në Bansko.
Dua t’u bëj thirrje politikanëve të huaj, të cilët nxituan ta stigmatizojnë Bullgarinë, që të njihen me faktet, komentoi gjithashtu Radev. Ne jemi të gatshëm t’i vëmë këto fakte në dispozicion të tyre në tërësi, tha ai.
Radev u bëri thirrje gjithashtu të gjithë atyre që vizitojnë Bullgarinë të respektojnë ligjet e vendit tonë. Të respektojnë dinjitetin e qytetarëve bullgarë, të respektojnë pronën private, të mos e dëmtojnë atë dhe të tregojnë sjellje të hijshme, duke mos provokuar me veprimet e tyre, njofton BTA.
Populli bullgar ka dëshmuar qartë ndër shekuj tolerancën e tij ndaj etnive dhe feve të ndryshme, tha Radev. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria shpëtoi të gjithë komunitetin e saj hebre nga tmerret e kampeve naziste të përqendrimit dhe i dha një mësim moral mbarë Evropës, të cilin nuk duhet ta harrojmë, theksoi Radev.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- “Shalom” do të promovojë aktin unik të shpëtimit të hebrenjve bullgarë
- U diskutua se si të promovohet shpëtimi i hebrenjve bullgarë
- Shpëtimi i hebrenjve bullgarë e mban të zgjuar ndërgjegjen e bullgarëve
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva