Artikull
Kopshti Zoologjik i Sofjes humbi luanin e tij, Sllavço
Martë 11 Gusht 2026 13:16
Martë, 11 Gusht 2026, 13:16
FOTO: Kopshti Zoologjik i Sofjes
Madhësia e shkronjave
Luani i Kopshtit Zoologjik
të Sofjes, Sllavço, është ndarë nga jeta në një moshë shumë të avancuar për
specien e tij, mbi 20 vjeç. “Karizma dhe madhështia e tij, të kombinuara me
natyrën e tij të qetë, do të lënë një kujtim të paharrueshëm në zemrat e të
gjithëve që e donim!”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik të Kryeqytetit.
Që më 22 korrik 2025, për
shkak të moshës së shtyrë dhe përkeqësimit të problemeve të tij me sistemin
lokomotor, luani Sllavi ishte transferuar në një hapësirë më të përshtatshme
për nevojat e tij dhe nuk ishte më i aksesueshëm për vizitorët.
Vdekja e luanit të dashur
ndodhi pikërisht në Ditën Botërore të Luanit, më 10 gusht. Kjo ditë
ndërkombëtare u krijua në vitin 2013 për të tërhequr vëmendjen ndaj rënies së
popullsisë së maceve të mëdha, mbrojtjes së habitatit të tyre natyror, si dhe
problemeve të gjuetisë së paligjshme dhe konflikteve mes njerëzve dhe kafshëve.
Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për kërcënimin real të zhdukjes së
luanëve në natyrë. Në habitatin e egër kanë mbetur vetëm rreth 20 000 luanë.
Aktualisht, vizitorët e Kopshtit Zoologjik të Sofjes mund të admirojnë dy luaneshat Kristijania dhe Givskud, të cilat mbërritën nga Danimarka para 11 vitesh.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Mrekullia e pushtë Indi – Kopshti Zoologjik i Sofjes me një anëtar të ri alpakë
- Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës
- Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve
- Kopshti zoologjik i kryeqytetit me një shtesë të re të kolobusit ekzotik
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva