LAJME

Artikull

Bullgaria tashmë ka dy sisteme kundër dronëve

Hënë, 17 Gusht 2026, 18:47

Bullgaria tashmë ka dy sisteme kundër dronëve

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Dy sistemet kundër dronëve, për të cilat ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, njoftoi më 14 gusht, tashmë u dorëzuan. Këtë e bëri të ditur për BTA qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Tani pritet procesi i përvetësimit të sistemeve dhe vënia e tyre në përdorim. Ato janë blerë nga kompania amerikane AXON. Në një të ardhme të afërt pritet të dorëzohen edhe dy sisteme të tjera kundër dronëve, sqarojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë javës së kaluar, ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, deklaroi se vendi ka nevojë për sisteme të reja për zbulimin dhe asgjësimin e mjeteve fluturuese, të cilat duhet të blihen sa më shpejt. Ministri e bëri këtë deklaratë pasi, më 8 gusht, një dron i prodhuar në Ukrainë hyri në hapësirën ajrore të vendit.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova