Artikull
Pulëbardha mund të bëhet simboli i “Evrovizionit” 2027
Mërkurë 19 Gusht 2026 11:26
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 11:26
FOTO: facebook.com/burgaspuppets
Madhësia e shkronjave
Kukulla gjigante mbi këmbë të zgjatura, e frymëzuar nga pulëbardha, mund të bëhet simboli i konkursit “Evrovizion” 2027, i cili do të zhvillohet në Burgas. Ideja vjen nga Teatri Shtetëror i Kukullave në qytetin bregdetar dhe u frymëzua nga një prej simboleve më të njohura të qytetit.
“Sipas nesh, më e përshtatshmja është pulëbardha, sepse është liridashëse, plot ngjyra, artistike dhe pjesë e pandashme e shpirtit të Burgasit. Edhe zëri i saj i veçantë “muzikor” është një tingull me të cilin jemi mësuar të gjithë – pjesë e përditshmërisë sonë dhe një markë e vërtetë zanore e qytetit”, deklarojnë nga teatri, ku kukulla është e njohur për publikun nga shfaqja në rrugë “Pulëbardhat e Burgasit”.
- Burgasi do të jetë qyteti pritës i “Evrovision 2027”
- The Guardian veçon Burgasin si mikpritës surprizë të Eurovisionit 2027
Propozimi nuk kaloi pa u vënë re as jashtë kufijve të Bullgarisë dhe fotografitë e pulëbardhave të qytetit tashmë u shfaqën në platforma të ndryshme ndërkombëtare.
“Ndoshta jam pak subjektiv, por gjithçka që lidhet me Burgasin më duket shumë e bukur, shumë tërheqëse dhe pulëbardhat më pëlqejnë shumë. Madje, njëri prej korrespondentëve ndërkombëtarë kishte telefonuar për të pyetur se çfarë ishte ajo krijesë mitike në stemën e Burgasit – një luan me bisht peshku. Edhe kjo, siç doli, kishte tërhequr vëmendje, kështu që erdhi koha ta prezantojmë. Edhe mua më pëlqen shumë, më duket shumë e bukur dhe simpatike”, komentoi kryebashkiaku i qytetit, Dimitër Nikollov.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- "Eurovision 2027" në Burgas do të sjellë shpirtin e papërsëritshëm bullgar
- "Evrovizion 2027” si provë për fytyrën e re të Bullgarisë
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova